“Mos mbani peng opozitën! Jeni mekanizëm i kalbur, largohuni!”/Abilekaj “shpërthen” ndaj Flamur Nokës

0
592
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të ashpra ndaj analistit Enton Abilekaj dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, lidhur me rezultatin shumë të dobët që mori opozita në zgjedhje dhe faktin që askush në lidershipin e asaj nuk pranon të mbajë përgjegjësi dhe të largohet.

Debati:

Flamur Noka: Në periudhë zgjedhore, nëse i bie këtyre kambanave, demotivon votuesit dhe do të merrnim 200 mijë po të hapnim panik.

Enton Abilekaj: Nuk e keni provuar ndonjëherë.

Flamur Noka: Po mbolle panik para zgjedhjeve…

Enton Abilekaj: Si thoni ju që para zgjedhjeve, Shqipëria ndryshihet me votë? Ju thoshit Basha humbi se ishte i dobët, kurse Berisha është i fortë. Ku e ke tani Berishën?

Flamur Noka: Unë jam fajtori apo ai që i vodhi?

Enton Abilekaj: Atë e dinim ne para zgjedhjeve.

Flamur Noka: Ti e gjen të keqen te opozita.

Enton Abilekaj: Ju jeni fasada elektroale e Rames. Ju të mos shkonit fare në zgjedhje.

Flamur Noka: E provove, ja fale të gjithën.

Enton Abilekaj: Opozita të mbrojë votën. Të gjitha këto që the sot, i dinit. Nuk kishte asnjë manipulim të ri, këto janë gjëra të vjetra. Ndrimi i qendrave të votimit, ka tre muaj që është bërë. Cfarë bëtë ju? I kontaktuat votuesit? Cfarë bëtë ju?

Flamur Noka: Cfarë je duke thënë? A e di ligjin? A e di kur ka dalë lista? Pak ditë para fushatës. A e di që janë njerëzit pa adresa?

Enton Abilekaj: Ka një parti tjetër që i ka listat, sepse ka organizim kapilar.

Flamur Noka: Për ty Rama dhe qeveria ka funksionuar perfekt.

Enton Abilekaj: Ne I thamë Ramës që nuk bën zgjedhje të lira këtu në studio. Nuk presim të bëjë Rama zgejdhje të lira. Ju që keni marrë flamurin, mbroni votën. Tani dilni rrethoni kryeministrinë, e bëni dot?

Flamur Noka: Edhe atë mund ta bëjmë.

Enton Abilekaj: Cfarë do të bëni ju? Doli ai Kamzës në protestëm me dhjetë veta…

Flamur Noka: Ishte simbolike.

Enton Abilekaj: Mos e mbani peng opozitën, hapni rrugën! Hapini rrugën atyre që nuk janë peng i oligarkisë.

Flamur Noka: Edhe po të të paguaj Rama nuk i bëhen këto sulme opozitës. Ti nuk thua pse të gjuajti me kallash, por ti me duar në xhepa pse nuk u mbrojte.

Enton Abilekaj: Ju jeni mekanizëm i prishur dhe i kalbur dhe nuk mund të rrëzohet Edi Rama me ju. Largohuni!

Zjarr Tv Ad