Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka paralajmëruar kallëzime penale dhe largime nga detyra për të gjithë ata punonjës në të gjitha drejtoritë rajonale që kryejnë akteve korruptive e abuzive, në dëm të qytetarit dhe në kurriz të Automotorizimit Shqiptar.
Kreu i DPSHTRR-së njofton se janë larguar nga detyra tre punonjës të Qendrave të Kontrollit Teknik (QKT) në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, është pezulluar nga detyra drejtuesi i QKT-së Shkodër si edhe janë pezulluar 6 punonjës të QKT-ve Tiranë, Shkodër, Sarandë.
“DPSHTRR, me misionin për të qenë një ent model efikasiteti dhe ligjshmërie, vijon të monitorojë çdo proces shërbimi, në qendër dhe në degët rajonale, për garantimin e standardeve të sigurisë e cilësisë! Në çdo sektor e praktikë, kur fluksi vjetor kapërceu 3 milionë shërbime ndaj qytetarit, ekspozohemi ndaj riskut permanent të akteve korruptive e abuzive, në dëm të qytetarit dhe në kurriz të Automotorizimit Shqiptar, ndaj përgjegjësia sa vjen e rritet për të eliminuar dhe goditur fenomenet negative si edhe për të larguar nga institucioni ynë, përmes kontrolleve e sistemeve digjitale dhe shkëmbimit të informacionit me të gjitha organet ligjzbatuese, deri në kallëzime penale, të gjithë elementet që nuk e meritojnë të jenë punonjës të shërbimeve të transportit rrugor!
Me përfundimin e afatit 4-mujor, të KQZ, për kufizimin e lëvizjeve në entet publike, deri në datën e zgjedhjeve, DPSHTRR paralajmëron masa dhe hetime administrative, që përfshijnë të gjithë sektorët teknik të shërbimit, pa përjashtim, në çdo drejtori rajonale.”
Gonxhe sjell edhe njëherë në vëmendje platformën e DPSHTRR ku qytetarët mund të denoncojnë çdo rast abuzimi..
https://www.dpshtrr.al/platforma-e-denoncimit
FJALA.AL