Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugën për në Kuvend dy projektligjeve të hartuara nga qeveria, të cilat synojnë rritjen e pagave për administratën dhe institucionet e tjera kushtetuese dhe të pavarura.
Ndërkohë sot në Komisionin e Ligjeve deputeti Fatmir Xhafaj kërkoi të dijë nga ministrja e Ekonomnisë, Delina Ibrahimaj se nëse “është e vërtetë që këtë projektligj po e mbajnë peng deputetët”. Më tej ai u shpreh me ironi se se në dijeni të tij nuk po ndodh kështu.
“Kam dëgjuar diçka, a është vërtetë që këtë projektligj e mbajnë peng deputetët? Di gjë për këtë? Se unë se di ta mbajmë peng ne?”-tha Xhafaj, duke iu referuar deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili më herët tha se rrogat po vonojnë rritjen sepse deputetët duan të rrisin fillimisht rrogat e tyre.
Më herët kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deputetët po shtyjnë vendimin për rritjen e rrogave, pasi duan rritje të parët për pagat e tyre.
Rama tha sot nga Shkodra se rritja e pagave fillimisht do të jetë për të gjitha kategoritë që përfitojnë e do t’i marrin nga 1 prilli, ndërsa shtoi se “deputetët patën një goditje në zemër” kur projektligji në parlament, pasi sipas tij këta janë të fundit që do t’u rritet paga.
“Debati ka qenë se ne, qeveria dhe deputetëve duhet të na rritet në fund. Shkoi projektligji në parlament, deputetët patën një goditje në zemër, edhe është në diskutim tani. Qysh nga 2013 ne nuk kemi rritur pagat e ministrave dhe deputetvëve që të jemi të qartë. Nuk i kemi rritur për këtë aryse, që duhet të përpiqemi të rritim të tjerët njëherë, ne në fund.”- tha kryeministri.