Gamor apo gomar!

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ARTAN FUGA

Më kujtohet, fëmijë, në lagjen tonë tironce, me shtëpi qerpiçi, me rrugën me kalldrëm, me avlli, plot caraca, një shoku që kishte zakon të ngacmonte të tjerët i thoshim:

O nac!

Pra jo “ngacmues” i të tjerëve, por nac!

Po çfarë naci që jeeeeee!

Po mjaft o nac!

Sa fjalë e bukur “nac”?

E pse në fjalor ka vend të qendrojë fjala “ngacmues”, dhe jo edhe fjala e bukur “nac”!

Cfarë kontributi i madh do të kishte qenë sikur në vend të harxhoheshin për herë të dytë, të tretë, të katërt, kohë për fjalorë me fjalë normative, pa ngjyrë dhe pa erë, të bëheshin fjalorët e dialekteve të shqipes sonë të përbashkët të bukur!

Vëllime të tëra!

Pse e thani gjuhën nga dialektet e veta, o naca ?

Pse i urreni dialektet e bukura o naca! Pse keni turp nga dialekti juaj?

Gjuha në fondin e fjalëve të saj është tërësi dialektesh në strukturën e fjalëve, në tingëllimin e fjalëve, në semantikën e fjalës, në çdo gjë.

Këta e përdorin termin “dialekt” sikur të ishte një gjë e keqe. Ai është pasuria madhështore e gjuhës.

Se këta kujtojnë se kur tironci i lagjeve me avlli thoshte :

Ik er gamor ! Fjala “gamor” ishte për të në fakt fjala “gomar” por tironçe!!!

Cfarë gabimiiiii!

Han’e Shan, han’e Bagdat!

“Gomar” ishte sharje, kurse “gamor” ishte edhe lavdërim!

Varej nga konteksti!

Po ku dinë këta çfarë është kontekstualizimi semantik i fjalës!!!

Po, hajde t’ua shpjegosh këtyre gdhëve!

Janë komplet caraca!

O pika muaaa! – thuaj!

Te kuptosh këtë ndryshim, duhen nja dyqind vjet!

Zjarr Tv Ad