Reperi Arkimed Lushaj i njohur gjerësisht nga publiku si Stresi, i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, është përballur dhe me pyetje pikante gjatë intervistës.
Në nga pyetjet ka qenë se cilën nga femrat që njeh do i prangoste përgjithmonë, ai zgjodhi Çiljeta Xhilagën dhe për këtë paska një arsye mjaft interesante!
Stresi: E para është Çiljeta, do e kisha prangosur përgjithmonë, meqë e deshët një emër. Me të parën që do merresha është ajo.
Ronaldo Sharka: Ndoshta nga fakti që Çiljeta bëri këtë ndryshimin kohët e fundit që kaloi nga lali Eri.
Stresi: Dëgjo, politika është hobi, primare është muzika.
Ronaldo Sharka: Po ti je fansi i politikës. Përveç Çiljetës ti ke bërë një postim që ke thënë berishjan deri në vdekje.
Stresi: Po ajo dihet.
Ronaldo Sharka: Njerëzit kanë menduar se është thumb për Luizin.
Stresi: Jo, s’ka të bëjë fare, ajo është e drejta e tij dhe unë respektoj të drejtën e çdo kujt, se unë jam askush të gjykoj…
Ronaldo Sharka: Atëherë e kishe për Çiljetën?
Stresi: Për Çiljetën po.