Shpëtim Idrizi dhe Panajot Barka janë përplasur verbalisht gjatë emisionit “5 Pyetje nga Babaramo”. Idrizi tha se deklaratat e Fredi Belerit kanë shkaktuar tension të madh mes raportit Shqipëri-Greqi.
“I bëj thirrje që s’mundet që një njeri nën mesataren e minoritetit etnik grek që ka 2 dënime, një në Greqi për masakrën e Peshkëpisë dhe për dhunim të simboleve kombëtare nuk do të vihej nga ata vetë.
Po bëhemi gati ta çojmë në SPAK për Vorio Epirin, për helenizimin e Shqipërisë. Pse i bën mirë raportit Shqipëri-Greqi ky tension?”, tha Shpëtim Idrizi.
Ndërsa Panajot Barka shprehet Fredi Beleri mund të jetë shpallur fitues për shkak të tensioneve që krijoi në Himarë.
“Besoj që nëse ekzistonin pengesa ligjore për Fred Belerin, i shikojnë strukturat përkatëse. Nëse ka apo jo, këto çështje i kanë zgjedhur Dule me Berishën e Metën. Nuk besoj se të krijojnë gjithë këtë luftë që të krijon situatën e viteve 94-’95.
S’dua të jem pjesë për krijimin e konflikteve nacionale. Ndoshta u shpall fitues se krijoi tension. Greqia kërkon fakte. Duhet të punojmë që të shmangim tensione mes 2 popujve”, tha Panajot Barka.
Pas debateve të ashpra për dosjen e Fredi Belerit dhe për çështjet came, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi la studion e ‘5 pyetjet’. Ai kërkoi që të ketë në studio live gazetarin Panajot Barka, me të cilin kishte debate.
“Nuk jam niveli i tij… Do ma sjellësh këtu në studio se nuk bëj dot debat. Nuk e dëgjoj, dua të kem këtu ose të iki…”, tha kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.