Plas gallata e madhe në komision, ankesa më e pazakontë e deputetit demokrat: Vdiqa mor burrë i dheut, na ngrinë ata të…

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi kishte një ankesë reale por që shkaktoi të qeshura në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku i pranishëm ishte Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Korreshi tha se ishte shqetësuar nga telefonatat që bëjnë kompani të ndryshme që bëjnë promocione për dyshekë. Korreshi pyeti komisionerin nëse kompanitë celulare mbajnë përgjegjësi për të dhënat personale, numrat e telefonit.

“Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon. Edhe, vdiqa mor burrë i dheut. Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi? Për dyshekët, na grinë në telefon.

E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara. E shoh që krahas numrit të telefonit kanë edhe të dhëna të tjera” tha ai. Komisioneri Besnik Dervishi e pranoi se kjo është një çështje që mbetet shqetësuese.

Zjarr Tv Ad