Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, është larguar nga studio e emisionit “Open” në News 24, ku ishte i ftuar.
Largimi i tij ka ardhur pas një përplasjeje me gazetaren Klodiana Lala, në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.
Pjesë nga diskutimi:
Lala: Prokuroria thotë pasi janë dorëzuar paratë është bërë arrestimi. Nëse do ishte për mua nuk Fredi Beleri nuk do të duhej të ishte kandidat
Dule: Nuk do qëndroj asnjë moment më tepër ënse nuk më lejoni të flas, nuk jam këtu për dekor.
Dule: Dëgjoj mendime se dikush nuk duhej të kandidonte se ka dyshime. Të gjithë mund të kenë dyshime për të gjithë.
Lala: Ka qenë i pandehur zoti Dule
Dule: Faleminderit shumë, vijoni, bisedë të mbarë
Eni Vasili: Nuk i ka hije një politikani si ju