“Kemi 15 vite që persekutohemi nga shteti shqiptar”, Athina ngrihet në protestë kundër arrestimit të Fredi Belerit

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ashtuquajtur “Unioni i Himarjotëve” ka zhvilluar një protestë përballë Ambasadës shqiptare në Athinë kundër arrestimit të Fredi Belerit.

“Në protestën jashtë Ambasadës shqiptare janë mbledhur dhjetëra persona, mes të cilëve vëllai i Fredi Belerit, si dhe kryetari i Unionit të Himarjotëve, Theodoris Goumas, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij”, shkruajnë mediat greke.

“Demokracia nuk burgoset”, ishte një nga parullat e tyre.

Vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur, Leonard Beleri, tha për mediat greke se ata u përballën me një regjim dhe fituan.

“Ne luftuam me shtetin, me një regjim dhe fituam. Vëllai im është persekutuar për 15 vite nga shteti shqiptar dhe ai është mësuar tashmë.

Por ai do vazhdojë të luftojë që padrejtësitë të dalin në dritë,” tha Beleri.

Protesta u zhvillua një ditë pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, i arrestuar një javë më parë nën akuzën e shit-blerjes së votave.

Zjarr Tv Ad