Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, e ka cilësuar si shkelje të demokracisë, zgjedhjen e Gazment Bardhit në krye të grupit parlamentar të PD, i cili u zgjodh me 18 vota.
Ai thotë se Kuvendi duhet tëb reagojë dhe jo të shkelë rregulloren.
Shehu: Në këtë sallë bëhen shkelje të rënda prej procedurës. Përjashtohen deputetë nga grupi i PD- dhe ju i justifikoni. Para disa kohësh kam ngritur disa herë por s’ka përgjigje, përjashtohen deputetë nga grupi parlamentar i PD nga një paçavure.
Pasoja sot kush është i këtyre veprimeve kundër Kushtetutës, ju njoftoni zgjedhjen e dikujt si kreu i grupit parlamentar me 18 vota. Si mundeni?
Turp i botës, turp i paimagjinueshëm se bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren. Nuk ka shkelje më të madhe se kjo. Të vihet në vend e drejta. Rregullorja nuk njeh përjashtime. Qesharake kjo, qesharake dhe për ju që e zyrtarizoni”, tha Shehu.