Ashtu siç ishte parlajmëruar nga Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, jashtë Kuvendit po zhvillohet një protestë kundër rritjes së rrogës së deputetëve dhe ministrave.
Disa qytetarë i janë bashkuar protestës, ndërsa në dorë mbajnë një banderolë, ku shkruhet “mos u ngopshi”.
Protesta vjen pasi në Kuvend pritet që të miratohen projektligjet për rritejne e rrogave të deputetëve, ministrave, nënpunësve dhe administratës.
Dy ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, deputetët miratuan rritjen e pagave për Qeverinë dhe deputetët. Më rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto.
Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë.