Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
SPAK raportoi sot në Komisionin e Ligjeve për punën që ka bërë në vitin e fundit.
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi, Altin Dumanit që si drejtues i këtij institucioni të hedhë vetë hapin i pari për të ndëshkuar të paprekshmit e 30 viteve të fundit në Shqipëri.
Kreu i SPAK-ut, Dumani tha se hetimi për zyrtarët e lartë është shumë i vështirë.
“Nuk mund të raportojmë për çështje konkrete. Krimi i “jakës së bardhë” janë çështjet penale më të vështira për t’u hetuar. Krimi i organizuar është më i thjeshtë krahasuar me këtë”, tha ai.
Por bëri një paralajmërim.
“Kemi në hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultatet e tyre”, tha Dumani.