Fitore e madhe e familjes, pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër agjendës së komunitetit LGBT për Prindin 1 dhe Prindin 2

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Administrative ka rrëzuar sot vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që i kërkonte pastorit të njohur Akil Pano të heshtte ndaj agjendës se komunitetit LGBT që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin Prindi 1 dhe Prindi 2.

Avokati Altin Goxhaj, njofton se në gjyqin e sotëm është rrëzuar vendimi i Komisionerit për t’u mbyllur gojën personave që shpreheshin kundër kësaj iniciative, për të zëvendësuar nënën dhe babain me termat Prindi 1 dhe Prindi 2.

Një ndër personat që ishte angazhuar më fortë publikisht kundër kësaj nisme që rrezikonte familjen ishte dhe pastori Akil Pano. Gjykata Administrative e ka konsideruar të paligjshëm vendimin për t’i kyçur gojën pastorit, duke rrëzuar vendimin e Komisionerit.

Kjo e sotmja është padyshim një fitore e madhe për familjen, siç e quan dhe avokati Altin Goxhaj, një fitore për familjen tradicionale, për nënën dhe babain, kundër agjendave të tilla për t’i identifikuar prindërit si numra.

“Fitore e Madhe e Familjes, fitore e Babit dhe Mamit kundër Prindit 1 dhe Prindit 2 të Axhendës LGBQ. Sot Gjykata Administrative rrëzoi Vendimin e Komisionerit të Diskriminimit LGBQ që i kërkonte Pastorit Akil Pano të heshtte ndaj Axhendës LGBQ që kërkonte të zëvendësonte Babin dhe Mamin me Prindin 1 dhe Prindin 2!

Të nderuar që Studio jonë Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) ishim në krah të Pastorit dhe Koalicioni Shqiptar Pro familjes & jetës”, shkruan avokati.

Zjarr Tv Ad