Nga Fationa Bato
Do të zëvendësonim termat ”nënë” dhe “baba” më termat “Prindi1” dhe “Prindi2”
Qëllimi?
Për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj prindërve të të njëjtit seks.
A do të ishte ky një hap përpara apo një hap prapa?
Ne u njohëm me këtë kërcënim nëpërmjet një formulari që po qarkullonte nëpër çerdhe dhe kopshte ku në të fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.
Ndërsa sot Gjykata Administrative rrëzoi Vendimin e Komisionerit të Diskriminimit LGBQ që i kërkonte Pastorit Akil Pano të heshtte ndaj Axhendës LGBQ që kërkonte të zëvendësonte Babin dhe Mamin me Prindin 1 dhe Prindin 2!
Kur flasim për familjen nuk kemi pse e sfumojmë me modernen apo tradicionalen.
Termi nënë dhe baba nuk nuk dë të jetë kurrë një term i vjetër për askënd dhe as një term modern.
Për një fëmijë është tepër e rëndësishme të rritet me qumështit e nënës dhe jo të Prindit 1 apo prindit 2.
Një grup shumë i madh i kërkimeve të shkencave sociale që datojnë dekada më parë kanë dokumentuar rolin jetik dhe unik të nënave dhe baballarëve në zhvillimin e fëmijërisë. Këto studime kanë demonstruar gjithashtu efektet negative psikologjike, edukative dhe sociale tek fëmijët që janë privuar të rriten në një shtëpi me të dy prindërit biologjikë të martuar me njëri-tjetrin.
Është e rëndësishme mbrojmë familjen natyrale të themeluar nga bashkimi i një burri dhe një gruaje.