Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, bëri me dije se Shqipëria është vendi i parë në Mesdhe i cili plotëson kuotën e peshkimit të peshkut ton për vitin 2023.
Ajo tha se ky rezultat është tejet pozitiv më sektorin e peshkimit dhe është krenarë që sheh këto shifra.
“Kemi informuar autoritetet e ICCAT se e gjithë sasia vjetore prej 264 tonë, kuota maksimale për vendin tonë, është realizuar nga anijet dhe peshkatarët shqiptarë. Krenare të shoh rezultate pozitive për peshkimin i cili është një ndër sektorët shqiptarë më të suksesshëm të dhjetë viteve të fundit”, u shpreh ajo.