Momentet tragjike të përplasjes fatale në Bërxullë ku humbi jetën 10-vjeçari, makinat me shpejtësi skëterrë

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin pamjet nga aksidenti në Bërxullë që i mori jetën 10-vjeçarit Sherif Kabeta, i cili ndërroi jetë teksa ndodhej brenda lokalit të familjes së tij në kryqëzimin e Laknasit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga ReportTv, dy mjetet u përplasën me njëra-tjetrën, derisa një përfundoi në lokal, duke i marrë jetën në vend të miturit.

Por gjithashtu zbulohet edhe një detaj tjetër i trishtë. I mituri, mbante emrin e gjyshit të tij, që gjithashtu kishte ndërruar jetë nga një aksident po 10 vite më parë. Një rastësi që ka shkaktuar 2 tragjedi në familjen Kabeta.

Për aksidentin tragjik, 2 persona ndodhen në prangat e Policisë së Shtetit dhe do të përballen me drejtësinë, por deri më tani mendohet se shkaktar i aksidentit është Erjon Hajdinir që udhëton në këtë makinë të bardhë, me shpejtësi skëterrë.

Ai u përplas në kryqëzim me një makinë tjetër, me shofer Naim Allmetën, i cili përfundoi brenda lokalit. Por as përballja e këtij të fundit me drejtësinë nuk pritet të jetë e lehtë, pasi në momentin që është testuar ka rezultuar se në momentin që po drejtonte mjetin, ka rezultuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

https://www.youtube.com/watch?v=lZesIhtb7Ck

Zjarr Tv Ad