Noka paralajmëron Manjën: Do përfundosh si Vangjush Dako! Ministri: Thuaj Berishës të mos mërzitet, do e njoftoj një javë para

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka patur një debat sot Kuvend me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe e ka paralajmëruar se do të përfundojë si Vangjush Dako.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Noka ka akuzuar ministrin se ka shantazhuar qytetarët dhe ka blerë vota në zgjedhjet e 14 majit.

Deputeti gjithashtu ka paralajmëruar Manjën se do të ketë të njëjtin fat me ish-kryetarin e Durrësit, pasi ai pretendon se ministri ka kryer të njëjtin krim si Dako dhe i tha të bëjë kujdes nga shitja, referuar kryeministrit Rama.

“O do bëhesh kamikaz i rilindjes ose nuk ke punë. Prisni se ka thënë ky që nuk keni parë gjë akoma. Asgjë nuk do të kalojë, janë në pushtet dhe fryhen si gjela. Edhe Gjushi ketë bënte dilte blinte vota, shantazhonte, por e shiti babloku. Ulsi bëj kujdes nga shitja”, tha Noka.

Më pas Manja ka reaguar menjëherë duke i thënë deputetit që t’i thotë Berishës të mos mërzitet për arrestimin e Vangjush Dakos, si përgjigje ndaj ish-kryeministrit për akuzën e dekonspirimit të arrestimit të tij nga SPAK.

“Flamur thuaj Saliut të mos mërzitet për Dakon se do ta njoftoj një javë para. Meqë më akuzoi se kisha dekonspiruar sekretin, do ta konsumoj dhe një akuzë tjetër dhe do ta njoftoj një javë më para”, u shpreh Ulsi Manja.

Zjarr Tv Ad