Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania, se brenda 3 viteve të ambasadorit të ri amerikan, misioni diplomatik i Uashingtonit do jetë 10 herë më i ashpër se ai i Yuri Kim.
Sipas Spahiut, ata liderë opozite që sot akuzojnë Kim si të korruptuar dhe të njëanshme, pas 6 muajsh do të luten që Yuri Kim të kthehet.
“Ambasadori i ri i SHBA do ketë dy misione afatgjatë; e para inkurajimin e lëvizjeve të reja politike në Shqipëri dhe e dyta atë që ka lënë përgjysmë Yuri Kim: çuarjen përpara drejtësisë të të gjithë peshqve të mëdhenj.
Brenda 3 viteve të ambasadorit të ri amerikan, misioni diplomatik i Uashingtonit do jetë 10 herë më i ashpër se Yuri Kim.
Ata që sot akuzojnë Kim si të korruptuar, si të njëanshme, si paragjykuese, si imorale, pas 6 muajsh ambasadori i ri do iu duket prokuror dhe Yuri Kim do iu duket lule dhe avokate. Liderët e opozitës që akuzojnë sot Yuri Kim do të luten që të kthehet”, tha Spahiu.