Thellohet lufta mes aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari dhe Sali Berishës. Deri para disa muajsh duket se kishte një “kimi” dhe “dashuri platonike” mes tyre, por duket se tani ka ndodhur divorci i madh mes ish-kryeministrit Berisha dhe aktivistes Kokalari. Evi Kokalari ishte më e prekur nga shpallja “non grata” e Berishës dhe u angazhua fort për t’i hequr damkën. Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar. Pas sulmeve që bëri pak ditë më parë, Kokalari e ka kërcënuar Berishën sërish, teksa gjatë një interviste televizive ka zbardhur skemën që do të ndjek për ta eliminuar politikisht.
-Zonja Kokalari, ku e ke gjetur këtë fuqi që të vish dhe të ngjallësh një gjë që thuajse ka vdekur?
Ka shumë mundësi që nuk ka ekzistuar fare në vend që të themi se ka vdekur. Të djathtën e vërtetë duket se nuk i kanë dhënë jetë, mund të jetë abuzuar me fjalën e djathtë. Në Shqipëri ka një frymë goxha konservatore, ka njerëz që e donin një lëvizje të tillë, dhe një e djathë këtu nuk ka ekzistuar kurrë, ka ardhur koha ta fillojmë dhe njerëzit janë mësuar me fjalën konservatorizëm. Mendoj se duhet ndërtuar ashtu si duhet, nuk d o të jetë e lehtë, por mund t’ia arrijmë.
-Cili është roli juaj në këtë lëvizje dhe cilët janë bashkëpunëtorët tuaj?
Bashkëpunëtorët janë asnjë nga ata që nuk ka qenë më parë në PD, janë njerëz të rinj që skano lidhje më të djathtën. Sa i përket rolit tim, unë akoma se kam vendosur nëse do të ketë ose jo një kryetar, sepse mendoj që të ketë një bord që të jetë më tepër se një person. Unë them se këtu janë mësuar që i thith pushteti i shkon kryetarit dhe dua të bëjë një gjë ndryshe, kuptohet se unë e kam themeluar dhe nuk është nevoja që të kem një titull për këtë. Duhet që të ndryshojmë mentalitetin dhe ta ndërtojmë ashtu si duhet, e kuptoj se është e vështirë, por shumë pak njerëz e kuptojnë sesa këmbëngulëse jam unë, s’kam ndërmend që të merrem me Partinë Demokratike. Qëllimi im është se Rama duhet që të ik në 2025, është një rrugë e gjatë, por mund t’ia arrijmë.
-Ju po thoni që kjo lëvizje do të kthehet në parti politike dhe se do të sillni edhe njerëz nga jashtë, si do të realizohet kjo kur shumë njerëz po ikin nga ky vend?
Po do të kthehet në parti politike. Diaspora shqiptare në Amerikë është e angazhuar me politikën shqiptare, këta janë njerëz që kanë mbi 20 vite nga Shqipëria dhe janë stabilizuar dhe kanë një jetë të mirë atje dhe janë konservatorë në Amerikë. Unë edhe vet do të kthehem në Shqipëri, vitin e parë do të jem vajte-ardhje dhe pastaj do të vij. Nuk dua të bëjë doktrinën e konservatorizmit sepse është shumë e gjerë, në momentin që kupton se interesi i Shqipërisë është i pari dhe nuk e vë partinë për pazare, prandaj dua ti sjell nga jashtë sepse ata vënë interesin e vendit të parin. Ka shumë njerëz në Amerikë që duan të bëjnë diçka ndryshe në Shqipëri. Unë pak a shumë njihem ka dy vite këtu, shumë njerëz më njohin dhe e dinë kush janë parimet e mia, nuk është se unë po vij nga zero. Mua më duhen vetëm 140 veta të zgjedhur që unë mendoj se duhen që të futen në Parlament sepse gjithë ndryshimi vjen nga Parlamenti. Këta njerëz duhet që të jenë njerëz që të mos jenë me idenë të futemi në Parlament të bëhemi deputet dhe të pasurohemi, sepse kjo ndodh këtu. Një fushatë elektorale në Amerikë kur fillon, flas për kongresin, fillojnë me një staf dy deri në 3 veta dhe nëse janë të suksesshëm shkon në 20 veta staf. Mua nuk më duhen anëtarësime të larta dhe numër i lartë mua më duhen ata 140 veta që janë të edukuar jashtë, intelektual dhe fytyra të reja.
-Po nëse i gjen 140, po këtu shumica e popullit do ose Berishën ose Ballën ose Ramën?
Këtu ka pasur gati 1 milionë njerëz që nuk kanë votuar as PD dhe as PS. Ka një shumicë që nuk voton.
-Dua të më thuash çfarë nuk shkon mirë në opozitën në Shqipëri?
Gjera kryesore janë pazaret që bëhen pafund mes lojtarëve kryesor që ne kemi pas në 32 vitet e fundit që unë i quaj kupola. Çdo gjë bëhet nga kryetari dhe pastaj zbret më poshtë. Ne duhet që të ngrihemi dhe ta shkatërrojmë këtë dhe kjo bëhet vetëm me ndihëm e njerëzve që jetojnë në diasporë. Të gjithë më thonë na vjen mirë që vjen për një gjë ndryshe, të gjithë janë skeptik dhe ata janë njerëz që kanë votuar për PD dhe për PS. Të gjithë duan që të shohin një ndryshim.
-Ju ishin mbështetëse e madhe e Berishës dhe vinit nga Amerika ku ai u shpall non grata, pse sot jeni kundër tij?
Nuk jam me të sepse nuk e bëri ndryshimin, ja dhamë të gjitha mundësitë. Ai është shumë i pjekur politikisht, por nuk janë njerëz të rinj që u futën, për mua Berisha nuk ka qenë naiv, ma kishte premtuar që do ta bënte një ndryshim rrënjësor dhe se bëri. Unë them se parimet që ne prezantuam në foltore ai i shfrytëzoj.
-Pse përfundoi PD e ndarë në disa copa sipas jush?
Ky është kulmi, PD është në vetëshkatërrim dhe ne kemi një shprehje nëse nuk prek fundin nuk ngrihesh lart. Unë se kisha menduar se Basha do të kthehet, tani që erdhi Luli ai tani do të merret me Berishën. A do të shkrihet PD? Këtë se di, por them se në vitin e ardhshëm do të marr një formë tjetër që do të jetë për më mirë. Do të ishte perfekte që të dy të largohen dhe bazat të bashkohen. Thonë disa që këtë lëvizje që krijova po e bëjë për karrierë, unë nëse do doja karrierë mund të kisha ndenjur me Berishën dhe ta kisha mbyllur gojën, mund të isha bërë edhe nënkryetare e PD, por se bëjë. Njerëzit e dinë që unë s’jam për karrierë dhe nuk jam për të shkuar në Parlament për t’u pasuruar dhe kjo është diçka që njerëzit e duan.
-A e ke takuar më Berishën?
Herën e fundit që e kam takuar ka qenë nëntorin e kaluar.
-Rama ka marr të gjitha pushtete në Shqipëri, si mendon ti se mund të çmontohet regjimi i Ramës?
Njëra një nga mënyrat është të ulesh dhe të flasësh me të dhe me ndihmën e të huajve në Europë dhe Amerikë. Shoh që shqiptarët akoma duan të ikin, këtu është një shtresë shumë e pasur dhe pjesa tjetër shumica e popullit që duan që të ikin. Qëllimi është heqja e Edi Ramës, ndryshimi i njerëzve që janë në Parlament që të ndryshohen ligjet dhe Kushtetuta.//SOT.AL