Blendi Fevziu viziton Thaçin dhe tjerët në Hagë, publikon një video para Gjykatës

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot shënohet 13-vjetori i njohjes si të ligjshme të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Me këtë rast, gazetari i njohur Blendi Fevziu ka vizituar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre krerët e tjerë të UÇK-së që po përballen me akuza në Gjykatën Speciale.

Ai ka bërë me dije se gjendja emocionale e ish-Presidentit Thaçi është mjaft e mirë, ndërsa thekson se Thaçi është i bindur në pafajësinë e tij dhe kjo gjë do të faktohet nga gjykata. Fevziu shprehet më tej se UÇK luftoi për lirinë e vendit të saj dhe kreu një prej luftërave më të lavdishme të shqiptarëve në historinë e tyre.

“Sot është 13 vjetori i ditës kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka njohur si të ligjshme pavarësinë e Kosovës marrë më 17 Shkurt të vitit 2008. Sot kemi ardhur me një grup miqsh për të vizituar ish-Presidentin e Kosovës, ish-lexuesin e Deklaratës së Pavarësisë dhe kryeministrin e asaj kohe, Hashim Thaçi. Hashim Thaçi, i cili ndodhet në gjykatën e posaçme në Hagë, kjo që shihni pas shpinës sime. Ndodhet këtu që prej vjeshtës së vitit 2020.

Ndërkohë që së bashku me të janë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli. Hashim Thaçi duket që është në gjendje mjaft të mirë, po e quaj emocionale, edhe pse ai beson pafund në pafajësinë e tij, është i bindur në pafajësinë e tij dhe është po ashtu i bindur që kjo gjë do të faktohet edhe nga gjykata. Sikur janë të bindur jo vetëm ai, por edhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së që ndodhen pas kësaj dere që Ushtria çlirimtare e Kosovës ka qenë një forcë ushtarake dhe politike që ka luftuar vetëm në mbrojtje të popullatës së vet, vetëm në mbrojtje të vendit të vet dhe nuk ka kryer kurrë krime as kundër serbëve, as kundër shqiptarëve dhe as krime lufte, e as krime kundër njerëzimit.

Praktikisht një përshëndetje për të gjithë ata që na ndjekin edhe në emër të Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së dhe një bindje absolute që e vërteta sado të zgjasë do dalë ashtu siç është, që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një forcë që luftoi për lirinë e vendit të saj dhe një prej luftërave më të lavdishme që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre. Nga Haga përshëndetje”, u shpreh Fevziu.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/100002112445710/videos/3505176689745847/

Zjarr Tv Ad