Humbja e (pa) nevojshme e Rrogozhinës

0
400
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edvin Kulluri

Në mes të vapës së fund korrikut me arreste, thirrje në SPAK, bllokim të IPARD 3, që kanë trazuar keq ujërat në PS, përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë tingëllonte si një sondazh politik lokal për situatën në vend. A do ndikonin inceneratorët dhe cështja IPARD 3 në perceptimin e qytetarëve të kësaj bashkie të vogël? Për më tepër a do ndikonte humbja e 14 majit për të demoralizuar edhe më tej votuesit e PD së Rithemelimit? Përgjigja ishte: JO!

Rritja e pjesëmarrjes në zgjedhje për shkak të votës së emigrantëve krijoi iluziionin se
Shkëlqim Hoxha po i afrohej fitores. Deri diku ishte e logjikshme që Rithemelimi të shpresonte përmbysjen, pasi rritja e pjesëmarrjes do favorizionte opozitën. Si rregull kështu duhet të ndodhë, por populli opozitar ka ulur pjesëmarrjen si njëfarë proteste apo indiferentizmi ndaj udhëheqjes së Partisë Demokratike që nga 2013 e këtej. Pra koha sërish I dha të drejtë arsyeve të bojkotit të popullit opozitar dhe jo shpirtit kundërshtues ndaj qeverisjes. Dhe në 10 vitet e fundit kjo aksiomë është certifikuar deri në kufijtë e ligjësisë.

Sepse problem themelor është mungesa e besimit tek kjo opozitë dhe jo keq qevrisja e ramës që nuk e shqetëson realisht elektoratin socialist. Shkëlqim Hoxha ka marrë një rezultat të mirë në kushtet dramatike që ndodhet opozita. Por vota e emigranëtve tregoi se ekzsiston një aksiomë akoma më e rëndësishme në politikë.

Perceptimi është e vetmja gjë që vlen. Dhe perceptimi I emigrantëve është akoma më
elokuent se sasa ai emocional I atyre që banojnë në Shqipëri. Rrogozhinasit ashtu si shumica dërrmuese e votuesve shqiptarë refuzojnë Rithemelimin. Pra shumicën e leadership-it të PD. Por ka dhe një aspekt tjetër shumë interesant. Mbështetësit e Berishës dhe një sasi tjetër votuesish ant-PS këbëngulin në pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

C’ka do të thotë së Berisha ka një popull të tijin të palëvizshëm dhe një pjesë tjetër votojnë për PD pavarësisht se humbjet janë të sigurta. Socialistët dihen! Por këto vota për të pafundmen herë nuk mjaftojnë për të përmbysur ekulibrat elektoralë.
Ndërsa përballë u shfaqet pa aq pafundësisht I njëjti mur elektoral socialist me disa shtesa të PSD së Doshit dhe një pjesë të ish-PDIU.

Berisha dhe servitu-ja e tij e dijnë shumë mirë që ky realitet politik përfaqëson një ligjësi, por meqënëse nuk u intereson fitorja por thjesht pluskimi mbi ujin e politikës, nuk kanë ndërmend të shqetësohen për humbjen akoma më të thellë se ajo e 14 majit. Pra në këtë vend, ata që mbeten të papërfaqësuar janë qytetarët opozitarë të arsyeshëm dhe që mendojnë se PD për dhjetëra arsye nuk I përfaqëson më prej më shumë se një dekade.

Pas kësaj humbjeje lokale por që shpjegon sërish të njëjtën ligjësi kombëtare, palët do vazhdojnë të këndojnë të njëjtën potpuri. Rregjimi vodhi votat, revolucioni rifillon në shtator, Lulzim Basha është shitur prapë tek Rama dhe Sorosi angazhoi për Ramën gjithë fisin e vetë në Gosë dhe katundet e Rrogozhinës si asnjëherë më parë. Shkurt marrëzia e shkëputjes qëllimshëm nga realiteti do jetë deviza e pandalshme e kësaj gjoja opozite tragji- komike.

Ndaj zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë ishin sa të nevojshme aq edhe të panevojshme njëkohësisht. Të nevojshme sepse prodhuan të njëjtin rezultat të pritshëm duke vulosur sërish panevojshmërinë e leaderish-it opozitar, ndërsa të panevojshme sepse përforcuan kërkesën e heshtur të elektoratit të arsyeshëm për një project dhe leadership tjetër të djathtë, që nuk mund ta plotësojnë shoëman pa bindje të thella dhe eksperiencë politike e as ecejaket ant-Berishë të PD zyrtare. Njëra nga palët duhet të hedhë hapa të ndryshëm.

Ose Rithemeluesit duhet të nisin përpjekjet për ti ikur adhurimit të udhëheqësit që s’ofron asnjë udhë, ose PD zyrtare duhet të kuptojë peshën e përgjegjësisë së historisë së vetë
PD.

Deri më tani asnjëra palë nuk po kapërcen dot batakun ku kanë ngecur e s’po dalin dot. Por mbase fresku I “gusht e gunës” I zgjon me zgjedhjet e parakohshme tek dera. Rama me këto që po I ndodhin për faj të vet I ka të nevojshme zgjedhjet e parakohshme për të rishpikur veten por jo Veliajn, ndërsa Basha duhet të tregojë se PD është përgjegjësi e madhe dhe jo një lodër e falur nga “babai shpirtëror” që po jep shpirt elektoralisht.

Zjarr Tv Ad