“Dje e la Kim, sot e la dhe vula e vet”, Nard Ndoka ironizon keq Lulzim Bashën

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkarkimi i Gazment Bardhit nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, ka sjellë edhe reagimin e demokratëve në vend. Nard Ndoka ka bërë një postim në kanalin zyrtar në “Facebook” duke shpërthyer ndaj zhvillimeve të fundit brenda kësaj force politike.

Ai kujton largimin e ish ambasadores Yuri Kim, si mbështetëse të kryetarit aktual të Partisë Demokratike, tashmë e larguar nga vendi ynë.

Dhe si për të ironizuar situatën duke e lidhur me largimin e sotëm të njërit prej njerëzve më besnikë të Bashës, Nard Ndoka shkruan: “Lul B, dje e la Kim, sot e la dhe vula e vet. Çfarë mjerimi politik e njerëzor”.

Zjarr Tv Ad