Kryeministri Edi Rama shkarkon njërën nga ministret

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shkarkuar nga detyra e saj gjatë një mbledhjeje urgjente të Qeverisë shqiptare.

Kështu bëjnë me dije burimet, teksa një arsye mbi këtë shkarkim ende nuk ka publikisht. E gjitha ndodh vetëm pak orë përpara fillimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet pasditen e 26 korrikut, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm të kreut të selisë rozë dhe ku pritet po ashtu të ketë ndryshime strukturore.

Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet.

Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ndërsa, ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2021, përpara se të emërohej ministre.

Ajo ka qenë po ashtu në drejtimin e INSTAT gjatë viteve 2015-2016 dhe ka koordinuar çështjet financiare dhe ekonomike në Kryeministri më parë.

Zjarr Tv Ad