Hila:Ka ardhur koha që disa ministra të ikin, sa hapin gojën bëhen meme

0
216
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Dritan Hila deklaroi se ka ardhur koha që të ketë disa ndryshime në qeverinë ‘Rama’. I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, Hila komentoi emërimin e Bledi Çuçit në krye të grupit të PS si një kompensim nga Rama për shkarkimin e tij nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë, për shkarkimin e Gjiknurit nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, ka gjasa që të bëhet për t’i paraprirë ndonjë hetimi nga drejtësia për të.

“Janë ndryshime të nevojshme në kushtet kur nuk ka një opozitë përballë, pasi opozita është e shpartalluar. I vetmi që mund të ‘shfryjë’ tensionet është Rama.

Ai ka hequr Gjiknurin, për t’i dalë një paraprite nëse goditet nga SPAK, pasi del në dosje. Në rastin e Çuçit e shoh si veprim të ekzagjeruar nga profili i ministrit. Ai ka qenë profil i butë. Vendosja e tij në pozicion partiak është kompensim për masë të ekzagjeruar.

Në PS momentalisht është Rama, nuk kemi të bëjmë me figura që kanë qenë të mëdha, si Dokle apo Nano. Janë 11 persona të goditur nga PS. Marrin ndonjëherë dhe në pyetje Mediun, për të treguar se po bëjnë goditje të barabartë.

Rama nuk po ia ndalon dorën drejtësisë. Nëse janë të vërteta që edhe Gjiknuri po përgatitet për në drejtësi, atëherë Edi Rama nuk mund të akuzohet se po pengon drejtësinë. Ramës i duhet të ndryshojë disa figura ministrash, që nuk kanë performancë, pasi sa flasin bëhen meme, por nuk kanë ide. Ka ardhur koha.”, tha Hila.

Zjarr Tv Ad