Beleri kërcënon nga burgu: Shqipëria të respektojë shtetin e së drejtës nëse do të bëhet pjesë e familjes europiane

0
281
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i jashtëm grek Jorgos Gjerapetritis ka bërë një deklaratë, lidhur me refuzimin nga Gjykata e Lartë për të liruar Fredi Belerin.

Sipas Gjerapetritis, ky vendim i shtohet vendimeve të mëparshme të gjykatave shqiptare, të cilat i mohojnë Belerit të drejtën të betohet dhe të ushtrojë detyrën që i caktuan qytetarët e Himarës.

“Bëhet fjalë për një zhvillim negativ, që përbën shkelje të qartë të së drejtës themelore të shtetit të së drejtës, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë dhe zbatojë në mënyre rigoroze nëse dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane.

Ftojmë qeverinë shqiptare të marrë masa të menjëhershme ligjore ose administrative që zoti Beleri të betohet brenda ose jashtë burgut. Ministria e Jashtme ndjek nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje dhe do ta çojë atë në të gjithë arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që Beleri të vazhdojë të qëndrojë nën masën arrest me burg. Beleri këmbënguli edhe në shkallët e tjera të drejtësisë se duhet t’u shërbejë qytetarëve që e kanë votuar në 14 maj , zgjedhje për të cilat SPAK e akuzon se u implikua në aferë korruptive duke paguar një shumë prej 400 mijë lekë për të blerë tetë vota.

Shitblerja e votës u zbulua jo vetëm me metodat speciale por edhe përmes një bashkëpunëtori që ndihmoi prokurorinë e Vlorës në këto hetime. Prokuroria deklaron se një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Pandeli Kokaveshin që dyshohen se paguan para në shkëmbim të votës. Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambientale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.

Zjarr Tv Ad