Analisti Fatos Lubonja deklaroi se ka shumë gjasa që kryeministri Rama ta ‘lëshojë’ socialistin Damian Gjiknuri para drejtësisë.
Përballë analistëve në emisionin ‘Opën’ në News24, Lubonja tha se Rama po vepron si Toto Riina, me kupolë dhe jo parti demokratike.
“Asambleja zgjati më pak se një orë. Gjiknuri thuhet se; u mënjanua ky se do të arrestohet. Kjo është një çështje, por ky njeri do të na japë ndonjë llogari ky se ça ka bërë ai, se ka fëlliqur partinë. Si në komitetin qendror. Unë jam në demokraci dhe dua të di se çfarë thanë ata njerëzit, a ka parti atje dhe pse bëhet?! Kjo është shqetësuese. Kjo parti ka pasur më shumë demokraci. Meta, kryeministër u akuzua për korrupsion, u ngrit Nano dhe partia, pati debate. Por kishte transparencë që mbante erë demokracie, por kjo mban erë kupolë. Toto Riina mbledh kupolën. Gjiknurin me gjasa do ta lëshojë Rama, sipas përvojës me të tjerët. Po nuk ndryshon asgjë nëse nuk hapen ‘petët e lakrorit”, tha ai.