Gazetari Aleksandër Çipa komentoi në një intervistë televizive takimin informal 2-ditor që pritet të mbahet të shtunën, të kryeministrit Rama me ministrat në Tepelenë.
Sipas tij duke iu referuar ndryshimeve që ndodhën në sekretariatin e partisë, ndryshime priten edhe në qeveri.
“Janë ndryshime që lidhen me dy pritshmëri. Pritshmëria e parë e arritjes në mandatin e tretë të Partisë Socialiste të ketë një strukturë si kabineti qeverisës që ka më shumë peshë specifike politike dhe më shumë nivel të përfaqësimit politik partiak, apo edhe politik në përgjithësi. Në dy kabinetet e mëhershme nuk ka qenë kjo preferenca, por ka qenë një tendencë e kryeministrit për të gjeneruar dhe promovuar emra të rinj, për të ndryshuar elitën politike, qoftë të nivelit ekzekutiv, qoftë dhe nivelit partiak të drejtimit në Partinë Socialiste dhe për të krijuar një perceptim të gjerë publik se Partia Socialiste tashmë është një parti që përfaqësohet nga gjeneratat e reja të politikbërësve të përfaqësimeve, ndonëse se në gjithë tendencën apo në gjithë kriteret e ndryshimeve të kabineteve qeverisëse, sidomos në mandatin e dytë dhe të tretë vihet re shpërfillje e meritokracisë dhe investimit apo karrierës politike”, u shpreh Çipa.