Në një reagim në Facebook, Kreshnik Çollaku ka bërë thirrje që të ndalet keqpërdorimi i deklaratave në emër të Grupit Parlamentar duhet të ndalet.
Gjithashtu ai shton se është fakt që për çështje të caktuara që lidhen me zgjedhjet në PD të ketë mendime të ndryshme, por thekson se është jo korrekte që në emër të grupit të dalin deklarata që nuk i përfaqësojnë të gjithë.
REAGIMI:
Keqperdorimi i deklaratave ne emer te Grupit Parlamentar duhet te ndalet.
Ne Grupin Parlamentar bejme pjese te gjithe deputetet e PD.
Eshte fakt i njohur se brenda grupit per ceshtje te caktuara,qe lidhen me zgjedhjet ne PD ndajme mendime e qendrime te ndryshme.
Eshte krejt normale qe kolege deputete individualisht apo ne grup nominalisht mund te shprehin qendrimet e tyre.
Eshte jo korrekte dhe jo etike qe ne emer te Grupit te dalin deklarata qe nuk perfaqesojne gjithe grupin e qe per me teper nuk jane as diskutuar me te gjithe grupin.
Duke qene se kjo po behet nje sjellje rutine e perseritur,ju bej apel kolegeve ti bejne te tilla deklarata ne emer perosnal dhe jo ne emer te gjithe Grupit Parlamentar te PD,si kusht per te ruajtur respektin reciprok dhe kohezionin e Grupit.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se vendimi i anulimit të zgjedhjeve të 29 korrikut për kryetarin e ri të PD, është vendim i detyrueshëm për çdo anëtar të PD dhe çdo funksionar të saj
Më tej në deklaratën e grupit parlamentar theksohet se proceset antistatutore janë një akt turpi për të dëmtuar Partinë Demokratike.
Deklarata:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike apelon për maturi, për ofrimin e zgjidhjeve dhe jo thellimin e përcarjes; forcimin e partisë dhe jo shndërrimin e saj një parti familjare; respektimin e vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe jo rrugë antistatutore që kanë treguar që nuk të cojnë askund përveçse mbajnë nën konflikt permanent PD dhe forcojnë Edi Ramën.
Dje Këshilli Kombëtar i PD, organi më i lart vendimmarrës në PD, ka vendosur anullimin e datës 29 Korrik për zgjedhjet e kryetarit të PD. Ky vendim është i detyrueshëm për cdo anëtar të PD dhe për cdo funksionar të saj.
Por nesër Lulzim Basha ka lajmëruar një akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është lufta e të gjithëve bashkë, kundër Edi Ramës. Interesi i Lulzim Bashës po duket që është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal.
Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij do të zgjidhet Kryetari i Partisë. Qartësisht ajo që po bën Lulzim Basha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025, ka vendosur me vendimin e datës 27 Korrik 2023 anullimin e zgjedhjeve.
Proceset antistatutore, nuk janë asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.