Braçe – qytetarëve: Pse paguani e ankoheni për çadrat e “dy krevatet” në jug? “Do pushime të lira hajde në Divjakë.”

0
1358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Do pushime të lira hajde në Divjakë.” Kjo është thirrja që Erion Braçe ka për të gjithë ata që ankohen për çmimet e shtrenjta në jug.

Në një postim në rrjetet sociale Braçe ka renditur disa benefite që ofron Divjaka.

Ajri, parqet, lagunat, bregu i pafund, hapsirat e lira ku mund të vendosësh çadrën, ushqimet e freskët e të lira sipas Braçes janë një mundësi e mirë për këdo që zgjedh Divjakën.

Posimi i plotë:

NË DIVJAKË

Ka ajër-ky është plus;

Ka park e lagune pafund-keto jane plus

Ka një breg të pafund ku gjithçka është e lirë-ti nuk paguan për të hyrë në plazh,

Ti nuk paguan për të bërë plazh, e vë cadrën ku të duash e nuk të bezdis kush-këto janë plus;

Ju dëgjoj të ankoheni se pak më poshtë në jug çmimet janë të shtrenjta;

Po pse paguani e pse ankoheni për cadrat e “dy krevatet” atje? Vetë shkoni e vetë paguani!

Ja ku është DIVJAKA, PA PAGESË!

Ju dëgjoj që ankoheni se pak më poshtë në JUG, ushqimi su pelqen dhe është i shtrenjtë; PO PSE ANKOHENI E PSE PAGUANI?

Ja ku është DIVJAKA, çdo ushqim DETI apo TOKE, është i yni, i freskët-dalë nga deti dhe vjelë nga toka, ME 50% TË CMIMIT ATJE POSHTË NË JUG!

Epooooo!

Boll u ankove!

Hajde në Divjakë dhe je I LIRË!

Zjarr Tv Ad