Unioni i Transportit Publik përmes një letre zyrtare drejtuar mediave kaq bërë të ditur se duke nisur nga dita e hënë mjetet e transportit publik në qarkun e Tiranës në të gjitha linjat qytetase do të reduktohen.
Në letrën e drejtuar mediave thuhet se arsyeja e kësaj mase janë problemet financiare që po hasin kompanitë e transportit urban.
Unioni i Transportit Publik thekson se shqetësimet e tyre janë adresuar dhe diskutuar me autoritetet përgjegjëse por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
“Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur kohët e fundit. Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballet shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën.”- thuhet në njoftimin e tyre.