“Martinaj, emër i frikshëm”/ Eksperti i sigurisë: Të thellohen hetimet, kush janë oficerët e lartë që lidhen me të

0
306
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i Sigurisë Fation Softa, ka folur rreth aksionit të SPAK ku u arrestuan oficerë policie, biznesmenë, prokurorë dhe njerëz të botës së krimit.

Gjatë një interviste për Euroneës, Softa u shpreh se duhen helluar hetimet pasi në skenë del sërish emri i Ervis Martinajt ndaj të cilit ka patur një urdhërarrest të ri.

Softa thotë se fakti që lidhjet e Martinajt kanë qenë në këto nivele, duhet që hetimi të vërtetojë se kush janë punonjësit, përveç personit të arrestuar, apo oficerët e lartë që kanë lidhje me botën e krimit.

Sipas Softës kriminelët janë gjithnjë një hap para policisë së shtetit.

“Kemi një emër të frikshëm. Përsëri Martinaj shpallet në kërkim dhe ndoshta këto hetime mund të çojnë në informacione që mund të identifikojnë nëse ka të dhëna të besueshme nëse Martinaj është gjallë apo është një person që e kanë ekzekutuar. Fakti që lidhjet e Martinajt kanë qenë në këto nivele, duhet që ky hetim të vërtetojë se kush janë këto punonjës, përveç personit të arrestuar. Kush janë ato oficerë të lartë, deri kur ka vajtur ky lloj hetimi. Kriminelët janë një hap përpara policisë së shtetit”, tha Softa.

Zjarr Tv Ad