Vetë firmos e vetë vulos dhe në fund gjithmonë e katranos… Kush është? – Nga Ilir Gjini

0
415
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ilir Gjini

Vetë firmos e vetë vulos dhe në fund gjithmonë e katranos… Kush është?

Nëse do pyesnim publikun për të gjetur këtë gjëagjëzë, me siguri përgjigja do të ishte: Luliiii, ose Ramaaaa. Sepse i pari i ka hypur në zverk Partisë Demokratike (atë që njeh gjykata), ndërsa i dyti i ka hipur në zverk shtetit. Katër herë është zgjedhur Lulzimi kryetar dhe të katërta herët ka thelluar humbjen.

Herën e katërt do hyjë në rekordet “Guinness” si i vetmi kryetar, që me një të rënë të lapsit zhduku 50.000 anëtarë. Ky personazh komik për shoqërinë dhe tepër dramatik për Partinë Demokratike, më kujton disa lodra të fëminisë sime. Asokohe nuk kishim lojra elektronike si sot dhe lodrat tona të preferuara ishin zogjtë, kuajt apo kukullat me zembrek që vinin nga Kina.

E kurdisje kukullën dhe për aq kohë sa hapej zembreku dëgjoje një melodi. Mirëpo kjo melodi ishte gjithmonë njësoj, nuk ndryshonte. Kështu është edhe Luli. 11 vjet kryetar që përsërit të njëjtën melodi. Vetëm se së fundi po e kurdis Rama, prandaj melodia që Luli prodhon, është tepër e çjerrë për veshët e demokratëve. Aq e çjerrë, saqë nga 54 deputetë që i shkroi në listë vetë, i janë katandisur vetëm tetë. Lehtësisht kuptohet se i gjithë ky pushtet abuviz që Rama ka në duart e veta, perveç kapitullimit të Drejtësisë, ka si shkak edhe drejtimin katastrofik që Luli i bëri opozitës.

Lulzimi asnjëherë nuk është zgjedhur kryetar. Është emëruar nga Berisha dhe së fundi nga Rama. Ky i fundit pas skandaleve uluritëse, duhet të kishte dhënë dorëheqjen edhe nëse do drejtonte një vend afrikan. Mirëpo jo vetëm që nuk dorëhiqet, por sa më shumë skandale prodhon, aq më shumë vota shton. Prandaj me gjithë forcën e pushtetit dhe mediave që paguan për të manipuluar, mban në krye të opozitës Lulin.

Lulin e vocërr, që sa herë që zgjidhet, aq më vocërr bëhet. Luli dhe gjithë tarafi i tij i vocërristëve, kanë gjithë të drejtën e Zotit që t’i shërbejnë pushtetit. Të bëjnë aleance të hapur apo të fshehtë me Edi Ramën. Jemi në demokraci dhe nuk i pengon askush. Ajo që kërcet, madje është edhe kriminale, është grabitja e emrit dhe simbolit të Partisë Demokratike. Sepse partia është vullneti i shumicës së antarësisë.

Në qoftëse heq 50.000 dhe 20.000 quhen shumicë… kjo nuk përputhet as me aritmetikën e Lulit 7×7 = 42?! Kjo quhet marrje apo grabitje e atributeve dhe nën Kodin Penal të çdo shteti dënohet, madje me burg. Është njësoj sikur dikush të dalë në rrugë dhe të mbajë një dokument apo uniformë fallco polici. Edhe nëse s’do të bëjë asgjë abusive, madje edhe nëse bën një gjë të dobishme, si supozojmë ndan dy njerëz që zihen me grushta, sërish dënohet sepse ka përvetësuar atribute që nuk i takojnë.

Luli mund të vazhdojë të bëjë kukullën e kurdisur duke kënduar melodi për kukull-kurdisësin Rama, po për këtë duhet të ketë partinë e vet. Sepse fondet e taksapaguesve që i jepen opozitës së Lulit, janë fonde të grabitura me një uniformë fallco të vetëquajtur opozitë.

Zjarr Tv Ad