SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës/ Këlliçi: Hapi i parë, drejtësia e plotë duke vënë para ligjit Ramën e Veliajn

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK njoftoi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi thotë se ky hap i parë i drejtësisë për një nga aferat më të mëdha në histori, me firmë e përgjegjësi direkte të Erion Veliajt, është për t’u përshëndetur.

Në një postim në rrjetet sociale ai inkurajon SPAK të çojë deri në fund hetimin e të bëjë drejtësi të plotë, duke vënë para ligjit Erion Veliajn dhe pa asnjë diskutim bossin e madh, Edi Ramën.

Postimi i plotë:

Një hap i parë i drejtësisë për një nga aferat më të mëdha në histori, me firmë e përgjegjësi direkte të Erion Veliajt, është për t’u përshëndetur.

SPAK ka konkluduar se në inceneratorin e Tiranës kemi të bëjmë me mashtrim me pasoja të rënda, shpërdorim detyre, pastrim parash, e më shumë. Krime mjaft të renda këto. Krime për të cilat kam ngritur herët zërin bashkë me kolegë të Opozitës.

E sotmja është fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave.

Inkurajoj SPAK të çojë deri në fund hetimin e të bëjë drejtësi të plotë, duke vënë para ligjit Erion Veliajn dhe pa asnjë diskutim bossin e madh, Edi Ramën.

Ndryshe nga rastet e tjera, me inceneratorin e Tiranës autori i keqbërjes është në dritën e diellit, pasi ai me firmën e tij ka insistuar që të ngrihet kjo skemë e mashtrimit me pasoja të rënda, e pastrimit të parave, dhe vjedhjes së qytetarëve të Tiranës.

Mund ta ndalosh ndryshimin duke vjedhur votën, por modeli i ngritur mbi abuzim e zullum nuk zgjat përgjithmonë.

Zjarr Tv Ad