“Njësia Policore Detare nuk mjafton”/ Eksperti Karamuço i bën thirrjen e fortë autoriteteve: Kujdes problemet teknike të mjeteve, kontrolli nuk duhet të…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në një lidhje skype në edicionin “Tirana Live”, teksa foli për sigurinë në plazhe, përmendi edhe njësinë e specializuar detare që është e përbërë nga 104 punonjës.

Ai tha se kjo njësi është e specializuar, por nuk është mjaftueshme.

“Ata janë një njësi e specializuar, madje mos gaboj në qershor edhe me mjetet që do të kishte lundruese. Ajo nuk është e mjaftueshme, por ka forca të tjera mbështetëse që i vijnë në ndihmë.

Kjo forcë ka objekt kryesor, vetëm pikat ku ofrohen shërbime të lundrimit të turistëve” u shpreh Karamuço.

Gjatë sezonit deri më tani policia ka deklaruar më shumë se 400 mjete me probleme në dokumentacion, ku gati 200 prej janë bllokuar përfundimisht.

Karamuço u shpreh se kontrolli për dokumentacione duhet ushtruar, madje edhe kontrolli teknik, por të gjitha këto duhet të bëhen në një periudhe kohore para fillimit të sezonit.

Sipas tij mjetet lundruese janë të nevojshme dhe duhen shtuar duke pasur parasysh kërkesën e lartë që ka tregu.

“E para duhet pasur parasysh se edhe mjetet lundruese si ato motorike duhet të kalojnë në kontrolle teknike.

Avaritë që kemi pasur këtë sezon, tregojnë se mjetet tona lundruese kanë probleme teknike, që krijojnë problematikë deri në rrezikim të jetëve të turistëve.

Nga ana tjetër, të cilat mjetet pa letra, është bërë që janë bllokuar, por ato duhet të rinovojnë letrat dhe të vihen në funksionim. Sepse shërbimi lundrues është shumë herë më i vogël se kërkesat që kemi, sepse numrat e turistëve vijnë gjithnjë e në rritje.

Ky kontroll duhet të bëheshin me herët dhe jo në qershor” tha ai.

Zjarr Tv Ad