E quajti fashiste dhe raciste, në mes të koncertit, Georgia Meloni merr vendimin urgjent ndaj këngëtarit e njohur të rock-ut

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër këngëtarit të grupit Placebo, Brian Molko, pasi ky i fundit e quajti kryeministren Meloni “fashiste” dhe “raciste”, gjatë një koncerti në Torino.

Gjatë performancës, Molko ka kritikuar e ofenduar zyrtaren italiane, madje duke përdorur gjuhë fyese, duke e cilësuar atë si “një copë m**i”.

Pavarësisht kërkesës së Molkos drejtuar publikut për të mos regjistruar deklaratat e tij, një video e këngëtarit qarkulloi masivisht në internet dhe u bë virale.

Si rezultat i gjithë situatës së krijuar, prokurorët e qytetit të Torinos nisën një hetim ndaj këngëtarit britanik vetëm një javë pas koncertit. Sipas kodit penal të Italisë, individët që shpifin publikisht kundër qeverisë, parlamentit ose ushtrisë mund të ndëshkohen me gjobë deri në 5 mijë euro.

Zjarr Tv Ad