Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i PD Lulzim Basha priti në një takim, Drejtorin e Programit për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar John Fluharty.
Në qendër të takimit, ishte bashkëpunimi dhe mbështetja e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit dhe ndërtimi i një ure lidhëse midis Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare, sikurse njofton PD.
Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Instituti Republikan dhe Shtetet e Bashkuara po japin për ndërtimin e demokracisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta.