Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka njoftuar 5 kallëzime në SPAK.
Në postimin e tij në Facebook, Maliqi thotë se këto kallëzime kanë të bëjnë me shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, ndërtim pa leje, evazion fiskal dhe shumë shkelje të tjera ligjore në Kuçovë dhe në Tiranë.
Ai ka paralajmëruar padi në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor.
“Të dashur miq,
Së shpejti 5 kallëzime në SPAK, për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, ndërtim pa leje, evazion fiskal dhe shumë shkelje të tjera ligjore në Kuçovë dhe në Tiranë. Në shtator gati padia në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor, vendim në shkelje të plot të Kushtetutës së Shqipërisë. Nuk ka më kthim pas! Çdo gjë do të bëhet mediatike. Beteja politike dhe ligjore vijon… E drejta vonon por në fund ajo triumfon!”, shkruan Maliqi.