Prezantuesja Alketa Vejsiu është përballur me një situatë të pazakontë. Gjatë vizitës së saj në Zvicër ajo është ndaluar nga Policia dhe ka rezultuar me qëndrim “ilegal”.
Ajo ka sqaruar se kishte harruar pasaportën e saj në çantën e vajzës e cila nuk ndodhej me të. Për të sqaruar këtë ndodhi, Alketës i është dashur që të qëndrojë 1 orë në Polici. Ajo thotë se në fund policët i dhanë një leje qëndrimi të përkohshme, por gjithsesi Alketa kërkon që dikush t’i sjellë pasaportën.
“1 ore ne Polici ne nje stacion treni te Zvicres qe sdo me bjere ruga me ne jete besoj. Kisha harruar pashaporten ne canten e vajzes qe nuk udhetonte me mua. Quhesha ilegale ne Zvicer.
E para here ne jete qe harroj pashaporten, dhe ndodh ne vendin me te sakte te botes. Tani duhet dikush te me sjelle pashaporten ketu se nuk leviz, dot. Por te pakten me dhane leje qendrimi te perkohshme. Me fat qe kisha police te mbare. Negociova me 8 Police Zviceran. Dhe me lejuan.”, ka shkruar ajo krahas videos që ka postuar në Instastory.