Eksponentja e Partisë së Lirisë, Briseida Shehaj, ka bërë një reagim mjaft të çuditshëm, për protestën e organizuar ditën e sotme nga Lëvizja Bashkë, për kullën gjigande që pritet të ndërtohen në zemër të Tiranës.
Shehaj thotë se kjo protestë shpërqëndron vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
Me sa duket, Shehaj mendon që populli shqiptar nuk i përballon dot dy çështje njëkohësisht.
Opozita nuk ka patur interes për denoncimin e kullës, që zapoton një hapësirë të gjelbër, duke e kaluar thuajse në heshtje, përfshirë Sali Berishën, i cili është gjithmonë i zëshëm edhe për problemet më banale të vendit, që i denoncon nëpërmjet “qytetarit dixhital”.
“Kush mendon se duke kriju artifica dhe kauza do shperqendroje vemendjen nga INCENERATORET.
E ka shume gabim. Kushdo ka te drejte te protestoje per kullen e GIMIT, sot opozita ka per detyre te ndihmoje ne zbardhjen e aferes monstruoze te INCENERATOREVE.
Nqs opozita merret me ngjarje dytesore do ishte fatale, ZERO KOMPLEKS per kete qe po them. Opozita ka denoncuar me fakte e me shkresa kullat e tiranes, Arlis shpk dhe te tjeret dhe per kullat pa leje. Jane nisur dhjetra shkresa institucioneve perfshire dhe KLSH.
Jane bere disa kallezime penale jo vetem per pastrimin e parave por dhe korrupsionit ne lidhje me keto kulla.
Prandaj keta qe merren me keto kauza se keshtu i leverdis disave ta vazhdojne.
Opozita per mua duhet te kete prioritet INCENRATORET, TIMS, METAMORFOZA, PORTI I DURRESIT e gjithcka lidhet me kriminalizimin e keto shteti.
Kauzat e tjera ua lem ketyre opozitareve se e sigurt ua jep rama ca vota per nai mandat tirane”, shkruan Briseida Shehaj në rrjetet sociale.