Biznesmeni i njohur Gjegj Luca është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku ka ngritur padi ndaj Gjergj Zefit dhe Adritik Doçit për shpifje ndaj tij.
Në një deklaratë për mediet sipërmarrësi është shprehur se në një artikull të fundit, të botuar në portalin Pamfleti, i drejtuar pikërisht nga Zefi, ka lexuar shpifje të shumta ndaj tij madje duke e cilësuar këtë të fundit si “organizatë kriminale” apo deri në “urdhërimin e vrasjeve”.
Ai i kërkon SPAK-ut që të gjykojë nëse këto që shkruhen në artikull janë të vërteta, ose në të kundërt Gjergj Zefi duhet të gjykohet për shpifje, poshtërsi, intriga, grabitje dhe gjobëvënie.
Luca: Erdha këtu për të ruajtur fytyrën time. Nuk dua ta kthej në personale, por dua të hap një betejë për të gjithë mediet e tallavasë që juve nuk iu nderojnë. Personalisht ia drejtoj Gjergj Zefit dhe të gjithë Gjergj Zefave të këtij vendi dhe të gjithë dallavereve që mundohen për të bërë pisllëqe në këtë vend. Konkretisht njëherë, unë nuk di nga t’ia filloj për të që është marrë me mua non stop, por kur lexova artikullin e fundit që isha një organizues i një grupi të madh kriminal, që isha një trafikant i regjur, që bëja gjithë kokainën dhe drogën në të gjithë ballkanin deri në Austri.
Kur kam marrë pjesë në urdhërimin e vrasjeve nga ky grup kriminal, kur lexova që kam pastruar lekët e krimit m’u duk vetja kaq burrë i fortë dhe kaq burrë me vlera, saqë erdha këtu vetëm para shtetit tim, para kësaj gjykatës këtu mbrapa që po i kthen besimin shqiptarëve. Para kësaj gjykatë që mendoj se ne njerëzit që punojmë do të na kthejë dinjitetin. Dhe kërkova që unë të gjykohem nga shteti im, a jam unë ky që shkuhet në këtë artikull apo ky njeri duhet të gjykohet për shpifje, poshtërsi, intriga, grabitje dhe gjobëvënie.
Harrova që t’i drejtohem dhe Docit Adriatik, për t’i thënë që: O Doç hajde këtu se më shkruar mbrapa, pasi fola unë dhe mora kurajon të dal dhe të përballem mediet, se me ju nuk përballet asnjë, se ato letrat që shkruani ju, e keni shiritin pafund. Të gjithë doçërcve që juve iu bëjnë pis, kam dëshirë që të vijën këtu dhe të japin fakte sesa kriminel jam unë. Që kam 26 vjet që bëj eksport në Europë, që bëj nga 4 kamiona vajtje-ardhje, që nuk marrë një gjobë, që nuk kam një poshtërsi, që nuk kam një penalitet në të gjithë Europën, dua të ma kallëzojnë se kush jam unë, se nuk njihkam veten.
Ju (gazetarët) duhet të çoheni peshë për të bërë ligjin e medias, për t’i kthyer dinjitetin vetes suaj, për të mos u ngatërruar me këta horra, zagarë, plehra që bëjnë pis çdo gjë. Kam dhe një thirrje për ambasadat e Europës që thonë: Bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë. Kush është ligji në Europë për mediet? Nëse vërtetohet ndonjë nga këto akuzat, të dalin dhe të vërtetojnë që unë kam qenë ndonjëherë në polici për këto krime, ose kam qenë në prokurori, këta zagarë, këta llumra, këta plehra, fundërrima, këta gjobëvënës.