32 vite nga eksodi i shqiptarëve, demokrati apel opozitës: Të bëjmë gjithçka që qytetarët të mos ikin nga vendi

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati Indrit Hoxha ka kujtuar sot 8 gushtin, eksodin e madh të shqiptarëve drejt Italisë. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Hoxha thekson se kjo ditë nuk duhet të harrohet kurrë.

Mes të tjerash ai pohon se 8 gushti është një apel për PD-në dhe opozitën shqiptare, për të bërë gjithçka që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin nga vendi i tyre.

MESAZHI I HOXHËS

Një ditë që nuk duhet harruar kurrë!

8 gusht 1991, dita e eksodit biblik të shqiptarëve, largimit të tyre nga vendi për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore.

Sot, ne kujtojmë këtë ditë, pasi gjatë viteve 2014-2023, mbi 944 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës.

8 gushti është një apel për PD-në dhe opozitën shqiptare, për të bërë gjithçka që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin nga vendi i tyre!

Zjarr Tv Ad