Nga Basir Çollaku
Kur inceneratorët përvëlojne gjysmën e qeverisë bashkive dhe Erion Veliajn
Kur “Metamorfoza” belgo-franceze, holandeze, te përcëllon biznesmenë, bashkiakë, prokurorë, 10 përqind të policisë në tavë bandash, KM e përmendur në komunikime mafioze duke bërë investues strategjik biznesmenin e vrasjeve me klering
Kur TIMS kanibalizon çdo ligj duke shpartalluar sigurinë kombëtare, nga të emëruar postierë privatë dhunshëm, e drejtuesit e policisë rrinë si eunukë.
Ndërsa prokurorët e gushtit të mburrjes, dremisin sa të harrohet gjëma e sigurisë, e iranianëve të Edi Ramës.
Kur bën ministër Taulant Ballën për ti njerrë ujë të zi paligjshmërisë, pastruar dosje ku edhe ai gjendet shpesh nëpër fsshikuj hetimorë.
Kur ke së paku 10 Ministra te dera e SPAK
Kut Zëvëndëskryeministri i pandehur për korrupsion e krim, e le të ikte në arrati.
Kut një ministër të brendshëm Tahiri, të dënuar për afera ndërkombëtare droge, tjetri Xhafa, larguar nga posti i ministrit për vëllanë e dënuar ndërkombëtarisht për trafik droge.
Kur Ndrangheta e Mafia na kanë bërë parcelë të tyre.
Kur Olsi Ramën, vëllanë e Kryeministrit e përmendin investigimet evropiane të lidhur me biznesin mafioz të call centerave financiarë
Kur miraton ligjërimin e mbjelljes së drogës për të lehtësuar rrugët grupeve kriminale për të rregulluar pak eksportet
Kur rikthen bastet sportive sepse duhet të pastrosh paratë kriminale
Kur pas Ahmetaj përpëlit e shet Damian Gjiknurin për inceneratorët, energjinë e naftën dhe kusure të tjera
Kur presidenti Begaj, ministresha Xhaçka, shefi shtabit të përgjithshëm, gjysma e Këshillit të Sigurisë Kombëtare japin bazat detare, territore edhe të NATO, si byrekë për oligarkët.
Kur repartet e komandove në Zall herr, edhe kjo demek ushtri pjesë e NATO mbillet drogë më shumë se bar lopësh
Kur ke korruptuar numrin tre të FBI në USA, bashkë me rusë e kinezë, duke paguar dhe majmur me biznese.
Kur miliarda euro piramidale në Portin e Durrësit hidhen me emra sheikësh arabë, por janë shqipfolës ustallarët e vërtetë.
Kur 74 mijë shqiptarë vitin 2022 kanë aplikuar e marrë leje qëndrimi në BE për të ikur nga ferri ndërtuar nga ti
Kur je në shumë-lemë në duhet të palosësh në qeli Erjonin tani apo ta lësh për në fund, si ciklopi i premtoi Odiseas
Kur të ka rrëshkitur pak vakti dhe në mëngjes sheh në rradhë te Prokuroria, Peleshin, Agaçin, Brahimin, Xhaçkën, Krifcën, Gjknurin, Beqen, Benetin, Dakon e Safetin.
Kur je duke mbyllur pazarin marramendës të naftës së detit dhe të duhet rrëmujë mos blegërijnë delet
Kur nga opozita të duhet një dorë dhe sajdis, poshtëron dhe ujdis palluqen e rradhës.
Kur i kërcet rritje taksash banesash për një dorë plaçkë kriminale.
Kur Teatrin Kombëtar e kafshon me dhëmbët e skuthërisë së Veliajt
Kur të duhet amnistia për të sjellë paratë e zeza ortakët e trafikut dhe korrupsionit.
Kur mediet i ke tredhur e mban me lak në fyt nga mjalti portofolit e borderosë ushqyer prej teje.
Kur je prokuror polic e gjykatës
Kur rrëmben pronat për vete dhe oborrin tënd
Kur diplomatët i mëkon me ndere financiare biznese dhe eskorta krevati
Kur e ke bërë të gjithë Mut, të duhet nga një kullë në ditë të trullosësh stomakboshët shqiptarë