“Rruga e Arbrit”/ Dervishi: Vijon puna për ‘inagurimin e parafundit’

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rruga e Arbrit që shkurton distancën e Dibrës me Tiranën dhjetëra kilometra, ende nuk ka përfunduar totalisht edhe pse është inaguruar tre herë.

Pavarësisht buxhetit të majmë që kjo rrugë ka “ngrënë” defektet e saj u bënë evidente që në ditët e para pas inaugurimit, dhe sot pas tre vitesh vijojnë sërish punimet në të.

Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi analisti Lutfi Dervishi. Përmes një postimi në rjete sociale, Dervishi ka publikuar një një artikull i cili daton në vitin 2014 me titullin: “Kina ndërton rrugën e Arbrit, Rama firmos: Punimet vitin tjetër. Basha: Puna nisi para 3 vitesh”, teksa ironizon duke thënë se: Kjo rrugë “paska fatin e kalasë së Rozafes ku një mandat ndërtohet, një mandat bllokohet dhe një mandat inspektohet…”

Postimi i plotë:

‘’Megjithëse punimet në Rrugën e Arbrit kanë nisur 4 herë, megjithëse deri më tani është inaguruar (me lodra e gajde) tri herë, megjithëse janë dhënë mjaft afate për mbarimin e saj, megjithëse është larë me para lot pas loti, ende në kantieret vijon puna ditë e natë për… inagurimin e parafundit i cili vazhdon e vazhdon të mbetet i tillë.

Siç duket, paska fatin e kalasë së Rozafes ku një mandat ndërtohet, një mandat bllokohet dhe një mandat inspektohet…

P.S. Puna ka nisur më 2011, nuk e dimë sipas legjendës kur përfundon apo nëse SPAK do bëjë “kurban” ndonjë gërshërmbajtës shiriti.’’

Zjarr Tv Ad