“Shkarkon gratë nga detyra për bindje politike”, Vokshi: Modeli “Benet Beci”, është miniatura e modelit të qeverisjes së Edi Ramës!

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka akuzuar kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci se shantazhon gratë punonjëse e drejtuese në Bashkin, për të dhënë dorëheqjen, vetëm pse ato dinë të qëndrojnë besnike të një force politike.

Postimi i plotë:

Modeli i Benet Becit në krye të Bashkisë Shkodër – modeli përçudnimit të vlerave të qytetarisë Shkodrane.

Shantazhimi i grave punonjëse e drejtuese në Bashkinë Shkodër, për të dhënë dorëheqjen, vetëm pse ato i kujtojnë atë që ai s’mund të jetë dot – është një akt burracak!!

Shkarkimi i grave drejtuese të Bashkisë Shkodër vetëm pse, ndryshe nga Beneti, dinë të qëndrojnë besnike të një force politike, e që nuk shiten e blihen – është akt i pamoralshëm!

Të shkarkosh vajzën punëtore e të pëkushtuar Imelda Kraja, e cdo punonjës tjetër, vetëm pse s’kanë punuar për Benet Becin dhe PS në fushatën elektorale, pas premtimeve të bujshme për mosdiskriminim politik e mbrojtje të grave – është akt i pabesë e tradhëtar ndaj qytetarëve shkodranë, akt që tregon modelin e antivlerave që ka përvetësuar e ka vendosur t’i shërbejë e ta kultivojë.

Akoma më keq, kur akte të tilla janë tërësisht në shkelje të ligjit, me kosto të lartë shoqërore por dhe financiare, dëshmojnë qartë, që nuk Benet Beci nuk është njeri i lirë, që dikush tjetër drejton Bashkinë Shkodër. Dëshmon që ja kanë vënë lakun në fyt e po ja shtrëngojnë dalëngadalë, ata që e ulën në karriken e kryebashkiakut të Shkodrës.

Të gjithë qytetarët e Shkodrës e kanë të qartë që:

1. Shkarkimi i Imelda Krajës, nga posti i Drejtorit të Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik është thjesht e vetëm për arësye politike.

2. Shkarkimi i Imelda Krajës, ka ardhur pas presioneve të përditshem për të dhënë dorëheqjen, për një muaj rresht, presione të cilat Imelda i refuzoi me përbuzje.

3. Shkarkimi i Imeldës është bërë në shkelje të legjislacionit aktual, në shkelje të Kodit të Punës, pa provuar asnjë shkelje.

Imelda Kraja, u emërua në krye të kësaj drejtorie në Mars të këtij viti, pra, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të 14 majit. E në këtë periudhë kaq të shkurtër, punoi me përkushtim për qytetarët e Shkodrës.

Fasada e Benet Becit, “cunit qytetar nga Shkodra” ra menjëherë, që ditën e parë. Ky akt antiligjor, diskriminues, i pamoralshëm, është modeli i vërtetë që Benet Beci ka sjellë në Bashkinë Shkodër. Modeli “Benet Beci”, është miniatura e modelit të qeverisjes së Edi Ramës!

Mos kini iluzione!

Ai që pranon të bëhet shërbëtor i Kryeministrit më të korruptuar, ai që pranon të vijë në pushtet nga bandat më kriminale, nuk do të jetë kurrë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të bandës qeveritare.

Benet Beci, u ul në karriken e kryetarit të bashkisë pasi të paktën 5 banda kriminale u bënë bashkë (për herë të parë) si pjesë e shtabit të tij elektoral, pasi dhjetëra miliona Euro u përdorën për të blerë vota. Në Shkodër, qytëtarët votuan të shantazhuar, intimuduar, kontrolluar, dhunuar e kërcënuar nga patronazhistët e partisë në pushtet dhe bandat kriminale.

Ndaj edhe Beneti, po nxiton, për t’u kthyer “nderin” atyre që e ulën në karriken e Kryetarit të Bashkisë.

SPAK reagoi me urdhërat për arrest dhe arrestimet e 25 qershorit dhe 27 korrikut, por shumë vonë!!!

Arrestimet e strukturës më të rrezikshme kriminale me lidhje të forta në të gjitha pushtetet, pjesë e shtabit elektoral të Benet Becit, u kryen vetëm pas përfundimit të fushatës zgjedhore, duke mos e parandaluar krimin elektoral në Shkodër.

Përgjimet e SPAK, që kanë nisur që në janar të këtij viti, dokumentojnë masakrën elektorale në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. SPAK e ka detyrim ndaj cdo qytetari shqiptar të zbardhë krimin elektoral e të cojë para drejtësisë jo vetëm zbatuesit por edhe hartuesit dhe urdhëruesit e këtij krimi.

Shkodra meriton një kryebashkiak të lirë ne mendime e vendime, që i shërben ditë e natë interesave të qytetarëve shkodranë e jo krimit në pushtet!

Zjarr Tv Ad