Drejtuesi i Portalit Studentor Gevio Tabaku ka ngritur shqetësimin përsa u përket aplikimeve të maturantëve në degën e mjekësisë.
Ai thotë se kandidatet për provimin hyrës te mjekësisë duhet të paguajnë shumën prej 5000 lekësh për të marrë pjesë në provim. Sipas tij nga 1800 aplikantë, do të ngelin 1000 në fund.
“Kandidatet per provimin hyres te mjekesise; 5000 leke per te marre pjese ne provim!Sot eshte publikuar kalendari bashke me te gjitha udhezimet per provimin hyres te mjekesise.
Provimi hyres i mjekesise eshte domosdoshmeri! Por pervec te gjitha peripecive qe keta maturante po kalojne, u duhet te perballen edhe me kosto financiare te shtuara.
Nga 1800 aplikante do ngelin 1000 ne fund…”, shkruan Tabaku.
Dokumenti i QSHA që tregon tarifën që duhet të paguajnë studentët për të marrë pjesë në provimet hyrëse të degëve ku kanë aplikuar: