Çështja Beleri/ Analisti ‘zbërthen’ skenarin, ja çfarë ndodh nëse kryebashkiaku nuk lirohet nga burgu

0
378
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ben Andoni në një intervistë komentoi protestën që do të mbahet sot për kryebashkiakun Fredi Belerin në Himarë, ndërsa ky i fundit ndodhet në burg për blerje votash nga SPAK.

Andoni tha se histori e Belerit është i lidhur me shumë problematika dhe qeveria e Edi Ramës të jetë e vëmendshme dhe të mos bëjë lëshime, pavarësisht presioneve nga Greqia.

Analisti theksoi se nëse Beleri nuk do të kryejë betimin si kryebashkiak atëherë pritet që rasti i tij të ketë një zgjidhje politike dhe kryebashkiaku të lirohet nga burg dhe në këtë bashki KQZ do të shpallë zgjedhje të reja.

Beleri i ka përcjellë deputetit grek se pronat greke janë të rrezikuara në Himarë, mund të bëhet kjo karta e ndezjes së tensioneve?

Absolutisht, pasi tashmë Himara është një komunë dhe ka një ndarje tjetër territoriale ka marrë fshatra që janë realitivisht janë shqiptare. Janë njerëzit e të drejtës kombëtare që duhet të zgjidhin situatën dhe të vendosin pikat mbi i. Historia e Belerit është shumë e lidhur me problematika, jemi para një situate që qeveria e Ramës duhet të jetë e vëmendshme dhe uroj mos të ketë lëshime.

Si e patë qëndrimin e qeverisë shqiptare?

Përsa i përket protestës nuk i takon një dikasteri që të merret me popullatën e jashtme, por PDIU ka të drejtë kur thotë që qeveria shqiptare duhet të reagojë dhe të vendosë pikat mbi dhe institucionet tona duhet të shpreheshin hapur, jo vetëm kur reagon Rama.

Jemi një demokraci e re po na takon që në këto raste që të shprehemi hapur, edhe PDIU nuk duhet të kujtohej tani dhe ka mbyllur sytë para këtyre rasteve. Jemi në një situatë të paarsyeshme.

Çfarë ndodh sot nëse Beleri nuk arrin të kryejë betimin?

Kalohet në procedura dhe KQZ të shpallë një datë të re për zgjedhjet dhe të dekretohet nga presidenti. Mendoj që rasti i Belerit do të jetë një zgjidhje politike dhe ai do të lirohet, për bashkinë Himarë do të ketë patjetër zgjedhje të reja dhe Greqia të jetë e larguar pasi qytetarët duhet të jenë ata që vendosin. Duhet që brenda janë futur interesa shumë të mëdha që ne do ti marrim më vonë dhe tymnaja e Belerit po përdoret për gjera që ne i marrim vesh më vonë, kështu do ndodhë dhe në Himarë që ndërtimet i marrin persona që nuk kanë transparencë. Himarës i kanë rënë në qafë të gjithë palët politike, banorët një pjesë të pronave i kanë pa letra.

Zjarr Tv Ad