Ndërhyn për të ndarë sherrin me disa personave, polici plagoset me thikë, transportohet në spital në gjendje kritike për jetën

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një efektiv policie, por që nuk ishte në shërbim është plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku 28-vjeçari me detyrë inspektor zone në Lukovë ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktimin mes disa personave.

Policia thotë se gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vënë në ndjekje të autorit.

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad