U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë tek spitali i Traumës 16-vjeçari

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 16-vjeçari, i cili një ditë më parë drejtonte një nga dy jet ski, që u përplasën në mënyrë aksidentale në plazhin e Llamanit në Himarë.

Adoleshenti me iniciale K.XH u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia sqaroi një ditë më parë se 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë futur në det, me dy mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Zjarr Tv Ad