“S’kam asnjë pretendim”/ Zgjedhjet në Kukës, ja se ç’thotë Meta për kandidatin nga opozita

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë me gazetarët, ka folur rreth zgjedhjeve të 24 shatorit për kreun e Bashkisë së Kukësit.

Meta tha se forca politike që ai drejton nuk ka asj0 pretendim rreth kandidatit dhe do të mbështesin kandidatin që do të përzgjedhë Partia Demokratike , duke iu referuar asaj të Sali Berishës.

“Ne pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutueshme. Qëndrimi ynë për zgjedhjet lokale është i qartë që mbrëmjen certifikimit të masakrës elektorale të 14 Majit. Hymë në zgjedhje të pabarabarta dhe ku partia në pushtet ishte bërë njësh me krimin kundër qytetarëve shqiptar”, tha Meta.

Ndërsa shtoi: “Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga Partia e Lirisë për Bashkinë Kukës, nuk kemi pasur as më përpara në të gjitha bashkitë e vendit. Ne do të mbështesim çdo kandidat që përzgjedh PD-ja e Shqipërisë, e bëjmë me bindje të plotë. Është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetin e tij.”

Zjarr Tv Ad