Arrestimi i munguar i Ilir Beqajt/ Albana Vokshi: SPAK ende se ka marrë urdhrin nga Rama

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, është shprehur se me lënien të lirë të Ilir Beqajt, SPAK tregon se ende se ka marrë urdhrin nga Rama që ti shkojë deri në fund aferës së sterilizimeve.

Duke folur në SYRI TV, Vokshi u shpreh se janë të njohura lidhjet e Ilir Rrapajt, Ilir Beqajt, Edi Ramës dhe kujtdo tjetër të përfshirë në këtë aferë.

‘Vërtetë Ilir Beqja është pyetur, dhe mesa di hetimi ndaj tij është i veçanta nga pjesa që u bë sot publike, kjo do të thotë që SPAK ende se ka marrë urdhrin për ti shkuar deri në fund kësaj afere korruptive.

SPAK i ka të gjitha mjetet, është investuar për të hetuar raste të tilla korruptive, është specializuar për raste të tilla korruptive, pra nuk e ka të pamundur për të gjetur lidhjet e Ilir Rrapajt, Ilir Beqajt, Edi Ramës dhe kujtdo tjetër të përfshirë në këtë aferë.

Është përgjegjësi e SPAK ti shkojë deri në fund dhe e institucioneve të tjerave të drejtësisë për të bërë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët vuajnë mungesën e shërbimeve shëndetësore, pikërisht për shkak të korrupsionit në shëndetësi.

SPAK për fat të keq po funksionon me dy standarde. Nëse do të funksiononte me standardin që është ndjekur për Arben Ahmetaj, këtu e ka fare qartë lidhjen mes Ilir Rrapajt dhe Ilir Beqajt, e ka fare të qartë lidhjen mes Vilma Nushit dhe Edi Ramës. Pra i ka të qarta të gjitha lidhjet dhe mënyrën dhe arsyen se pse këto që duhej të ishin shërbime publike, janë dhënë për qëllime tërësisht fitimprurëse disa privatëve.

Shëndetësia sot, pjesën më të madhe të parave edhe pse buxheti për shëndetësinë është më i ulëti në rajon, pjesa më e madhe e këtij buxheti nuk shkon për shërbime shëndetësore, por shkon për përfitime personave të 2-3 personave, klientëve, sponsorëve dhe miqve të Edi Ramës, Ilir Beqajt dhe Ogera Manastirliut’, tha deputetja Albana Vokshi në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad